Haradinaj: Beteja me Gjykatën Speciale nuk përfundon me verdiktet e tyre politike
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka qëndruar gjatë kësaj jave në Strasburg të Francës ku edhe është ankuar në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut për Dhomat e Specializuara të Hagës. Haradinaj ka thënë se beteja me Gjykatën Speciale s’përfundon me ato që i ka quajtur “verdikte politike” dhe se padrejtësitë…

Lajme
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka qëndruar gjatë kësaj jave në Strasburg të Francës ku edhe është ankuar në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut për Dhomat e Specializuara të Hagës.
Haradinaj ka thënë se beteja me Gjykatën Speciale s’përfundon me ato që i ka quajtur “verdikte politike” dhe se padrejtësitë në Hagë duhet të ndiqen deri në zbardhjen e plotë të prapaskenave të përndjekjes së UÇK-së.
Ai ka shkruar se s’do të lë derë pa hapur e gurë pa lëvizur vetëm për ta demaskuar Gjykatën Speciale.
Postimi i plotë:
Beteja me Gjykatën Speciale nuk përfundon me verdiktet e tyre politike. Padrejtësitë në Hagë duhet të ndiqen deri në ndriçimin e plotë të prapaskenave të përndjekjes së UÇK-së.
Këto ditë isha në Strasburg, në qytetin që u legjitimuan akuzat e pabaza kundër UÇK-së.
Isha edhe në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut për të adresuar ligjërisht padrejtësitë.
Nuk do të lë derë pa hapur e gur pa lëvizur, veç për ta demaskuar Gjykatën Speciale.
Beteja vazhdon!