PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën
Në një reagim të fortë, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ka thënë se nuk ka krizë institucionale në Kosovë, pavarësisht situatës aktuale të bllokimit të institucioneve. Sipas deputetes, zgjedhjet janë mbajtur para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova ende është pa Kuvend funksional dhe…

Lajme
Në një reagim të fortë, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ka thënë se nuk ka krizë institucionale në Kosovë, pavarësisht situatës aktuale të bllokimit të institucioneve.
Sipas deputetes, zgjedhjet janë mbajtur para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova ende është pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime, duke krijuar një boshllëk institucional.
Ajo theksoi se, për Albinin, nuk ka krizë as politike, as ekonomike, përderisa nuk sheh pasojat e rritjes së çmimit të energjisë dhe të kostos së jetesës.
“Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit,” tha deputetja e PDK-së.
Reagimi i plotë:
“S’ka krizë institucionale” paska thënë A.K.
Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime.
Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës.
Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai.
Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit.