Kurti lëshon pak ‘pe’: Kuvendin nuk e themelon partia fituese, por të gjithë bashkë
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka marrë fjalën në mbledhjen e 58 të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij. Kurti një pjesë të fjalimit të tij ia ka kushtuar bllokadës politike dhe pamundësisë së LVV-së për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të konstituuar Kuvendin. Kurti ka thënë se në Kosovë ekziston një…

Lajme
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka marrë fjalën në mbledhjen e 58 të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij. Kurti një pjesë të fjalimit të tij ia ka kushtuar bllokadës politike dhe pamundësisë së LVV-së për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të konstituuar Kuvendin.
Kurti ka thënë se në Kosovë ekziston një vakum kushtetues, por jo krizë institucionale. Kurti ka thënë se Kushtetuta s’parasheh se çfarë ndodh kur një propozim i Kuvendit s’merr votat e mjaftueshme.
“Ndonëse deputetët opozitar, koleg tanë në legjislaturën e 9 më herët votonin hapur kundër propozimit tonë, e tashmë s’marrin pjesë në votim për të pasur votim të fshehtë. Në Kosova kemi njëfarë vakumi kushtetuese që mbase s’do të duhej ta kishim marrë vesh fare. S’kemi krizë sepse mekanizmat e shtetit funksionojnë dhe organet e rendit dhe sigurisë veprojnë. Vetëm Kuvendi i ri i Kosovës ende s’është konstitutar, sepse Kushtetuta e Kosova s’parasheh se çfarë duhet bërë kur propozimi për kryetar të Kuvendit s’i merr votat”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se Kuvendi i Kosovës s’themelohet nga fituesi, pavarësisht a është fitues absolut apo relativ, por Kuvendi duhet të themelohet nga të gjithë bashkë.
“Kuvendi s’themelohet nga fituesi, pavarësisht as është ai fitues absolut apo relativ. Kuvendi themelohet nga të gjithë dhe bashkë. Si fitues të zgjedhjeve, nga takon kryetari i Kuvendit dhe pavarësisht që jemi fitues të zgjedhjeve, na takon një nënkryetar Kuvendi”, ka thënë Kurti.
“Ne s’jemi bllokuar sepse kemi propozuar kandidatin tonë. E kemi bërë në fillim menjëherë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër apo ata që s’votojnë fare.. Propozimi ynë për kryetare të Kuvendit është Albulena Haxhiu. Të tjerët re ti ruajnë propozimet e tyre kur t’iu vijë radha atyre. Si fitues na takon kryetari i një nënkryetar dhe katër nënkryetar partive të tjera”, ka thënë Kurti.