Rama: Mungesa e institucioneve shtetërore po i zvarritë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se mungesa e krijimit të institucioneve të nivelit qendror po e pamundëson zhvillimin e shpejtë të punëve që duhen kryer për këtë ngjarje sportive. “Mungesa e krijimit të institucioneve të nivelit qendror normal që e pamundëson zhvillimin e shpejtë i cili është dashur të jetë në zhvillim…

Lajme

10/05/2025 11:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se mungesa e krijimit të institucioneve të nivelit qendror po e pamundëson zhvillimin e shpejtë të punëve që duhen kryer për këtë ngjarje sportive.

“Mungesa e krijimit të institucioneve të nivelit qendror normal që e pamundëson zhvillimin e shpejtë i cili është dashur të jetë në zhvillim e sipër për stadiume, për hapësira të ndryshme, për arena për Lojërat Mesdhetare. Pra, çdo vonesë krijon probleme në vitin 2030 sepse ne faktikisht sot në vitin 2025 ishte dashur vetëm që ta kemi një logjistikë, një transparencë, një masterplan të qartë rreth menaxhimit të Lojërave Mesdhetare të vitit 2030. Ja që për mungesë të krijimit të institucioneve e kemi një humbje kohe e cila padyshim që shkakton dëm”, thotë Rama.