Çka thuhet në raportin e policisë për rastin tragjik në Prishtinë?
Policia në raport 24 orësh ka përfshirë edhe rastin tragjik te rruga B, ku dizajneri Festim Isufi dyshohet se e theri me thikë bashkëshorten e më pas edhe veten. Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes. “HETIM MBI VDEKJEN- Rr. B, Prishtinë 09.05.2025, 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se…

Lajme
Policia në raport 24 orësh ka përfshirë edhe rastin tragjik te rruga B, ku dizajneri Festim Isufi dyshohet se e theri me thikë bashkëshorten e më pas edhe veten.
Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.
“HETIM MBI VDEKJEN- Rr. B, Prishtinë 09.05.2025, 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”