Muharremi: Krasniqi është politikani më i matur e balancuar në skenën politike

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk ka dyshime se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është aktualisht politikani më i matur, i balancuar si dhe me eksperiencë në skenën politike. Ai në një shkrim në Facebook shkruan se reformat në PDK duhet me vazhduar më agresivisht dhe me u fokusu në integritet…

Lajme

10/05/2025 09:52

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk ka dyshime se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është aktualisht politikani më i matur, i balancuar si dhe me eksperiencë në skenën politike.

Ai në një shkrim në Facebook shkruan se reformat në PDK duhet me vazhduar më agresivisht dhe me u fokusu në integritet pa kompromis, orientim të kauzat zhvillimore; si dhe rifreskim të Programit dhe Objektivave Partiake për Kosovën.

“ Ne na duhen parti të forta, të pastra dhe efikase. LVV, PDK dhe LDK sa më të mira e mundshme që me u ekuilibru forcat politike, më funksionu sistemi politik mirë dhe kështu me përfitu Kosova. Ne duhet me nxjer ma të mirën që kemi nga njerëzit dhe kapacitetet tona aktuale”, shkruan Muharremi.