Pas gjashtë vjetësh në arrati, arrestohet në Greqi 51 vjeçari shqiptar i kërkuar për vrasje
Një shqiptar nga Fieri i shumëkërkuar per vrasje është arrestuar ne Greqi pas një operacioni të koordinuar nga Interpoli. Mediat shqiptare raportojnë se policia ka arrestuar njërin prej të dyshuarve për vrasjen e 40-vjeçarit Besnik Hida, që ka ndodhur në Lushnjë në vitin 2019. Sipas autoriteteve të sigurisë, në pranga ka rënë 51 vjeçari Ardian…

Lajme
Një shqiptar nga Fieri i shumëkërkuar per vrasje është arrestuar ne Greqi pas një operacioni të koordinuar nga Interpoli.
Mediat shqiptare raportojnë se policia ka arrestuar njërin prej të dyshuarve për vrasjen e 40-vjeçarit Besnik Hida, që ka ndodhur në Lushnjë në vitin 2019.
Sipas autoriteteve të sigurisë, në pranga ka rënë 51 vjeçari Ardian Ahmetaj, i cili akuzohet se kreu vrasjen në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri”, thuhet në edhe në njoftimin e Policisë së Shtetit.