E rëndë: Vdes njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar në Komoran
Ka vdekur njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar gjatë ditës së djeshme në Komoran. Rasti është konfirmuar edhe nga policia. “Po, në ora 01:30 na është konfirmuar vdekja e tij”, thanë nga policia. Derisa i lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit tjetër. Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në…

Lajme
Ka vdekur njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar gjatë ditës së djeshme në Komoran.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia.
“Po, në ora 01:30 na është konfirmuar vdekja e tij”, thanë nga policia.
Derisa i lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit tjetër.
Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.