E rëndë: Theret me thikë një person në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Para pak minutash ka ndodh një incident i rëndë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Nga informacionet filliestare dyshohet se një person është therur me thikë dhe se i njëjti është dërguar për tretman në QKUK. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot…

Lajme
Para pak minutash ka ndodh një incident i rëndë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Nga informacionet filliestare dyshohet se një person është therur me thikë dhe se i njëjti është dërguar për tretman në QKUK.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, tha Ahmeti për lajmi.net.