Prishtina nuk gjen qetësinë – Vrasje në tentativë në rrugën “Astrit Rrushi”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, pranë shkollës “Pavarësia”, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri në një zonë të frekuentuar të qytetit. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se rasti…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, pranë shkollës “Pavarësia”, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri në një zonë të frekuentuar të qytetit.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Astrit Rrushi” dhe njësitet relevante po merren me rastin.
“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, më rrugë “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Ahmeti për Lajmi.net.