Pas një ngjarjeje tragjike në Prishtinë, trupi i 34-vjeçarit largohet nga banesa ku ndodhi krimi

Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë. Viktima dyshohet se pësoi lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është duke u trajtuar. Bëhet fjalë për dizajnerin e njohur kosovar, Festim Isufi i cili nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra. Zëdhënësja e Policisë për…

Lajme

09/05/2025 18:23

Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë.

Viktima dyshohet se pësoi lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është duke u trajtuar.

Bëhet fjalë për dizajnerin e njohur kosovar, Festim Isufi i cili nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Lajmi.net se rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B”.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e mashkullit 34-vjeçar, ndërsa femra 30-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, konkretisht thikë.

Pas përfundimit të ekzaminimeve nga ekipi i forenzikës, trupi i pajetë i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë duke vazhduar./Lajmi.net/