Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë

Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën B në Prishtinë. Çitaku ka se ‘’diku kemi gabuar keq’’, dhe se çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike. ‘‘Unë nuk po e di më çka duhet të ndodhë që të…

Lajme

09/05/2025 18:11

Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën B në Prishtinë.

Çitaku ka se ‘’diku kemi gabuar keq’’, dhe se çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike.

‘‘Unë nuk po e di më çka duhet të ndodhë që të ndizen të gjitha alarment. Edhe çka duhet të ndodhë që si shoqëri të zgjohemi e të ngrihemi në këmbë kundër dhunës që na godet çdo ditë, në rrugë, në shtëpi, në vendin e punës.

Çfarë shoqërie jemi duke ndërtuar? Çfarë vlerash po mbjellim e kultivojmë për fëmijët tanë? A nuk u ba boll?

Çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike: dhunë, brutalitet, sulme ndaj grave. Diku kemi gabuar keq. Por ende s’është vonë me e ndërru drejtimin’’, ka shkruar ajo.