Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese- të bëhet vlerësimi i kushtetushmërisë së seancave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk e di në cilin format mund të ftojë presidentja takimin një nga një apo të gjithë bashkë. Haradinaj tha se kanë mirëpritur edhe idenë e Abdixhikut për konsulta për formimin e qeverisë, për qeveri të unitetit. Me këtë rast Hardinaj njoftoi se do të tentojnë që bashkë…

Lajme

09/05/2025 10:06

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk e di në cilin format mund të ftojë presidentja takimin një nga një apo të gjithë bashkë.

Haradinaj tha se kanë mirëpritur edhe idenë e Abdixhikut për konsulta për formimin e qeverisë, për qeveri të unitetit.

Me këtë rast Hardinaj njoftoi se do të tentojnë që bashkë me 10 deputetë të tjerë të qojnë në Gjykatë Kushtetuese mënyrën e funksionimit të seancave të kaluara e të shikohet procesverbali dhe vlerësimi i kushtetutshmërisë.

Ai tha se do t’i mbledhin nënshkrimet e që beson se do fillojnë sot.

“Ekziston edhe propozimi ynë për qeverinë e opozitës mendoj se konsultat mes opozitës janë të nevojshme por edhe me bashkë kryesuesin e seancës për të dalë nga gjendja ku jemi. Ne veç kemi përgatitur një kërkesë për vlerësim dot ‘i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë  e vendimeve të marrë në kuvend, si rasti i mos-formimit të komisionit për votim të fshehtë dhe vendimet paraprake bazuar në seanca. Sot jemi në konsulta me PDK dhe LDK që deputetët t’i drejtohemi gjykatës. Të gjitha vendimet e kuvendit veç e veç për mënyrën e votimit ndërprerjen e seancave, e mos nxjerrjes në votim të kandidates të gjitha ato i kemi marrë seancat në vazhdimësi, procesverbalin dhe do t’i drejtohemi me vlerësim të kushtetutshmërisë”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Ai është pyetur për disa seanca ku ka ardhur e më pas në gjysmë të seancës ka liruar sallën.

“Ka diçka të vërtetë por jo e tëra, unë kam ardhur në kohë por kur kam marrë vesh se s’ do të ketë zhvillime të reja në seanca e veç për përsëritje e do të qëndrojmë në seancë vetëm me u përsëri se kam vlerësuar të nevojshëm. Arsyeja pse lirohem prej seancave është se sot kujtojmë tre dëshmorë të një familje e disa të tjerë. Më ka kërku puna me qenë aty. Në disa raste marrë leje kur s’ndodhë asgjë”./Lajmi.net/