Peci: Emri i Albulena Haxhiut s’është problem, LDK e tha qartë se nuk e voton asnjë kandidat nga Vetëvendosje

Deputeti i Listës Guxo në kuadër të koalicionit me Vetëvendosjen, Faton Peci është deklaruar para mediave në lidhje me seancën e sotme. Peci deklaroi se partitë e tjera opozitare duhet të reflektojnë për domosdhmërinë që Kosova të ketë institucione. “I bie se do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje të themelojmë komisionin që do të ketë…

Lajme

09/05/2025 09:36

Deputeti i Listës Guxo në kuadër të koalicionit me Vetëvendosjen, Faton Peci është deklaruar para mediave në lidhje me seancën e sotme.

Peci deklaroi se partitë e tjera opozitare duhet të reflektojnë për domosdhmërinë që Kosova të ketë institucione.

“I bie se do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje të themelojmë komisionin që do të ketë mandatin të verifikojë votat e kandidates tonë për kryekuvendare. Mendoj se ishte korrekte dhe e sinqertë ku deklarojë se për asnjë emër të Vetëvendosjes nuk e votojnë. Gjithë kjo zhurma ose tentativë me e identifiku Haxhiun se është problemi- nuk është problemi. Secili kandidat i joni që do të ishte në nominim rrjedha e procesit të votimit do të ishte e njëjtë. Ata besoj se po vazhdojnë të luajnë lojën e njëjtë”, deklaroi ai, shkruan lajmi.net.

Duke komentuar një deklarim të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami se LDK nuk voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryekuvendar, Peci tha se kjo deklaratë ishte korrekte.

“Bajrami ishte korrekt mbrëmë kur tha tha se asnjë kandidat nuk e votojnë.48 emra nuk provohen përmes 13 tentimeve”.

I pyetur nëse do të marrin pjesë në një takim të mundshëm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, ai tha se varet se çfarë ftese është ajo.

“Unë informacione s’kam nëse ka ardhur një ftesë e tillë. Nëse do të vie është situatë hipotetike,. Për dialog jemi, jo vetëm për dialog. Pra dialogu nuk do të vie… institucioni i presidentit është mbi partiak deh nuk vihet se kush merr pjesë apo kush nuk merr pjesë. Nëse vie një ftesë e tillë është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e ftesës”./Lajmi.net/