Kurti e di se seanca dështon sërish- cakton agjendë tjetër menjëherë në ora 11:00
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot sërish. Të njëjtit do të mblidhen në seancën e radhës për konstituimin e Kuvendit. Duke filluar nga ora 10:00 deputetët do të kuptojnë se cili do të jetë propozimi i radhës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje- si fitues të zgjedhjeve për kryvekuvendar. Në tri…

Lajme
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot sërish.
Të njëjtit do të mblidhen në seancën e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Duke filluar nga ora 10:00 deputetët do të kuptojnë se cili do të jetë propozimi i radhës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje- si fitues të zgjedhjeve për kryvekuvendar.
Në tri seancat e fundit nga Vetëvendosje u tentua të formohet komisioni për votim të fshehtë që të mund të votohet e propozuara e tyre Albulena Haxhiu në mënyrë të fshehtë.
Por edhe k y propozim dështoi duke mos pas votat e mjaftueshme.
E siç duket situatë e njëjtë do të jetë dehe sot.
Madje kryeministri në detyrë, kreu i VV-së Albin Kurti ka zgjedhur edhe agjendë tjetër duke nis nga ora 11:00, duke qenë i sigurtë se edhe seanca e sotme do të jetë njësoj, e dështuar.
“1. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr. Hazir Malaj. VENDI: Varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania. KOHA:11:00”,thuhet në njoftim.
Sot janë bërë tre muaj që nga data e zgjedhjeve dhe institucionet e vendit vazhdojnë të jenë ende të paformuara./Lajmi.net/