Policia jep detaje për rastin e mbrëmshëm ku një punëtor i “Pastrimit” u godit nga vetura

Mbrëmjen e djeshme një punëtor i kompanisë “Pastrimi”, është goditur nga një veturë. Në lidhje me këtë rast, Policia ka dhënë detaje shtesë. Fillimisht sipas policisë raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kishin marr pjesë në një rrahje dhe dëmtimin e dy veturave. Të dyshuarit janë arrestuar kurse lëndime…

Lajme

09/05/2025 08:37

Mbrëmjen e djeshme një punëtor i kompanisë “Pastrimi”, është goditur nga një veturë.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka dhënë detaje shtesë.

Fillimisht sipas policisë raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kishin marr pjesë në një rrahje dhe dëmtimin e dy veturave.

Të dyshuarit janë arrestuar kurse lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rruga B, Prishtinë  08.05.2025-22:40. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, me dyshimin e bazuar se kishin marr pjesë në një rrahje dhe dëmtimin e dy veturave. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./Lajmi.net/