Çitaku për Haxhiun: Të lejosh të shpërdorohet emri deri në këtë pikë, sinqerisht është e dhimbshme

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka thënë se Haxhiu do të duhej të tërhiqej nga përpjekja e më tejme për tu bërë kryeparlamentare, meqë në të gjitha përpjekjet deri tash ka dështuar të marrë votat e nevojshme. “Personalisht unë e kam pasur një rast të ngjashëm. Pasi ishte formuar qeveria Kurti I, unë…

Lajme

09/05/2025 08:26

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka thënë se Haxhiu do të duhej të tërhiqej nga përpjekja e më tejme për tu bërë kryeparlamentare, meqë në të gjitha përpjekjet deri tash ka dështuar të marrë votat e nevojshme.

“Personalisht unë e kam pasur një rast të ngjashëm. Pasi ishte formuar qeveria Kurti I, unë përmes Facebook isha njoftuar se Ministri i Punëve të Jashtme në atë kohë Glauk Konjufca i kishte dërguar letër Presidentit Hashim Thaçi që të më shkarkoj, e të nënshkruaj dekretin e kthimit tim nga Amerika. Ndonëse Thaçi kishte kërkuar nga unë që të vazhdoj të ri në pozitën e ambasadores unë kam refuzuar, kam thënë po kthehem”,tha Çitaku në Rubikon.

Ajo po ashtu tha se Haxhiu duhet të veprojë njësoj.

“Edhe zonja Haxhiu duhet të veproj njësoj, ne duhet të kemi integritet e dinjitet se nuk kemi me qenë në politikë gjithë jetën. Unë ndjejë keqardhje për Haxhiun. Të lejosh të shpërdorohet emri dhe integritet personal deri në këtë pikë është sinqerisht e dhimbshme. Unë për vete nuk do ta lejoja për asnjë çmim”, tha ajo”.