Zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Të përgatitur të sjellim edhe njëherë fitore bindëse
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se partia ka nisur zyrtarisht fazën e parë të konsultimeve dhe përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025. Në një takim me kryetarët e degëve, Abdixhiku bëri të ditur se gjatë javëve në vijim do të zhvillohet një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se partia ka nisur zyrtarisht fazën e parë të konsultimeve dhe përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025.
Në një takim me kryetarët e degëve, Abdixhiku bëri të ditur se gjatë javëve në vijim do të zhvillohet një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamblistë.
Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së individëve me integritet dhe aftësi profesionale në këtë proces, duke ftuar qytetarët që ndajnë vlerat e LDK-së të bëhen pjesë aktive e tij.
Me përvojën si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, LDK hyn në këtë garë me përkushtim dhe besim në përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.