Arrestohet një 26 vjeçar në Prishtinë, i cili po kërkohej nga Gjykata për dhunim
Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë e kanë arrestuar A.O. 26 vjeç. Sipas urdhëresës së gjykatës, ai ishte i dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Dhunim”. Njoftimi i plotë: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e…

Lajme
Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë e kanë arrestuar A.O. 26 vjeç.
Sipas urdhëresës së gjykatës, ai ishte i dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Dhunim”.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate
Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar:
-A.O, mashkull, 26 vjeç, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (5 vite) për veprën dhunim.