Bajrami përgjigjet nëse LDK do të bëhet pjesë e një diskutimi të mundshëm të thirrur nga presidentja: Varet se çfarë diskutohet

Deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami foli para e mediava pasi bashkë me deputetën, Doarsa Kica – Xhelili dorëzuan në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrave të tij tashmë të zgjedhur si deputetë. Bajrami deklaroi se kanë dorëzuar saktësisht 17 kallëzime penale kundër tyre. Tutje Bajrami u pyet…

Lajme

08/05/2025 14:42

Deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami foli para e mediava pasi bashkë me deputetën, Doarsa Kica – Xhelili dorëzuan në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrave të tij tashmë të zgjedhur si deputetë.

Bajrami deklaroi se kanë dorëzuar saktësisht 17 kallëzime penale kundër tyre.

Tutje Bajrami u pyet edhe për një ftesë të mundshme nga Presidentja për ta nxjerrë vendin nga ky ngërç që tashmë e tre muaj e ka bllokuar Kosovën që t’i këtë institucionet e saj.

“Ne e kemi vendosur këtë propozim në tavolinë, natyrisht që jemi të hapur që të jemi prezent në takime të tilla për të nxjerrur vendin nga ngërçi institucional që do të jetë. Më lejoni t’u them se krejt varet për çfarë ftohet takimi dhe çfarë qëllimi dot të ketë”, tha fillimisht ajo.

Bajrami gjithashtu tha se LDK ka dhënë opsionin e saj për ta nxjerr vendin nga ngërçi institucional që sipas saj e ka futur partia e parë.

“S’mund të jap përgjigje në pyetje hipotetike por ka qenë propozimi për partitë parlamentare për t’i dhënë fund ngërçit politik. Se kemi bërë për protagonizëm sepse s’na ka taku si parti e tretë por për shkak të përgjegjësisë ndaj votuesve e të japim një opsion për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional që na ka future partia e parë”, tha Bajrami para mediave./Lajmi.net/