“Ky qenka i Sllovakisë, e jo Hungarisë” – Dimal Basha i kërkon falje zyrtarit të ‘Reporterëve pa Kufij’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka kërkuar falje shefit për zyrën BE-Ballkan të “Reporterëve pa Kufij”, Pavol Szalai. Basha nuk e dinte se Szalai është nga Sllovakia, deputeti i VV-së tha se ai vjen nga Hungaria. “I kërkoj ndjesë që ia kam huç origjinës së Pavol Szalai, shefit për zyrën BE-Ballkan të organizatës…

Lajme

08/05/2025 12:48

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka kërkuar falje shefit për zyrën BE-Ballkan të “Reporterëve pa Kufij”, Pavol Szalai.

Basha nuk e dinte se Szalai është nga Sllovakia, deputeti i VV-së tha se ai vjen nga Hungaria.

“I kërkoj ndjesë që ia kam huç origjinës së Pavol Szalai, shefit për zyrën BE-Ballkan të organizatës Reporterët pa Kufij. Ky qenka i Sllovakisë, e jo Hungarisë siç e kam kuptu unë, gabimisht”, shkroi Basha në llogarinë e tij në Facebook.

Si për tu arsyetuar, Basha tha se kjo s’e ndalë atë të merret edhe me Hungari.

“Kjo nuk e ndal atë mu marrë me Hungarinë, por për besë Pavol edhe Sllovakia qenka në rënie të lirë. Nga vendi i 17-të në vitin 2023, pastaj ra në vendin e 29-të në vitin 2024, dhe këtë vit paska rrëshqit më tej në vendin e 38-të”, shtoi ai.

Postimi i plotë:

I kërkoj ndjesë që ia kam huç origjinës së Pavol Szalai, shefit për zyrën BE-Ballkan të organizatës Reporterët pa Kufij!

Ky qenka i Sllovakisë, e jo Hungarisë siç e kam kuptu unë, gabimisht!

Kjo nuk e ndal atë mu marrë me Hungarinë, por për besë Pavol edhe Sllovakia qenka në rënie të lirë. Nga vendi i 17-të në vitin 2023, pastaj ra në vendin e 29-të në vitin 2024, dhe këtë vit paska rrëshqit më tej në vendin e 38-të!

Mirëpo marrë parasysh që e keni rangu Serbinë mbi Kosovën, e keni humb komplet kredibilitetin edhe si organizatë, dhe rrjedhimisht nuk ka qytetarë që i beson këtij raporti, as gazetarët, madje dyshoj që i besoni edhe ju vet.

Unë e di që ka gazetarë që kanë ndihmu që Kosova me dal keq në raport, mirëpo ti se kupton që 𝗸ë𝘁𝘂 𝗸𝗮 𝗻𝗷𝗲𝗿ë𝘇 𝗾ë 𝗶𝗮 𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻ë 𝗳𝗹𝗮𝗸ë𝗻 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë𝘀, 𝘃𝗲ç 𝗺𝗲 𝗱𝗶𝘁ë 𝗾ë 𝗶 𝗯𝗶𝗲 𝗻𝗷ë 𝗴𝗮𝗰ë 𝗔𝗹𝗯𝗶𝗻 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶𝘁.

Unë vazhdoj me qenë krenar që qeveria jonë NUK kontrollon e as nuk kërcënon gazetarë e as mediume, përkundrazi, janë plotë gazetarë e mediume që linçojnë, bullizojnë, poshtnojnë, shpifin e ofendojnë në baza ditore, por që juve nuk po ju bën përshtypje!