Jo “Prishtina e përjetimeve”, por Prishtina e kundërmimeve të ujërave të zeza që rrjedhin rrugëve

Se Prishtina është në gjendje të katandisur kjo është kuptuar që moti Për qytetarët e Prishtinës jeta veç sa është vështirësuar nga probleme të shumta. Në kryeqytet mungon funksionimi i gjërave elementare, duke nisur nga kanalizimet, mungesa e pastërtisë, mbledhja e mbeturinave e deri tek çmimet ekstra më të shtrenjta se në qytetet e tjera.…

Lajme

08/05/2025 11:33

Se Prishtina është në gjendje të katandisur kjo është kuptuar që moti

Për qytetarët e Prishtinës jeta veç sa është vështirësuar nga probleme të shumta.

Në kryeqytet mungon funksionimi i gjërave elementare, duke nisur nga kanalizimet, mungesa e pastërtisë, mbledhja e mbeturinave e deri tek çmimet ekstra më të shtrenjta se në qytetet e tjera.

Kësisoj situate është edhe sot në rrugën “Bajram Kelmendi” ku rrjedha e kanalizimit ka përshkuar gjithë lagjen thuajse.

Kundërmimi që vie nga ujërat e zeza në këtë anë është tejet i rëndë e padyshim edhe i rrezikshëm për shëndetin.

Situatë e ngjashme është pothuajse në shumë e shumë lagje të kryeqytetit./Lajmi.net/