Brenda 24 orëve katër të mitur përfundojnë të arrestuar, për vepra të rënda në mesin e tyre edhe ngacmim seksual

Katër raste të ndryshme janë raportuar së fundi nga Policia e Kosovës, ku të dyshuarit kanë qenë të mitur. Në një rast i dyshuari i mitur është arrestuar për shkak të publikimit të videove me përmbajtje denigruese seksuale. Në një rast tjetër i mituri u arrestua pasi kërcënoi me thikë prindin për t’i marrë dy…

Lajme

08/05/2025 10:35

Katër raste të ndryshme janë raportuar së fundi nga Policia e Kosovës, ku të dyshuarit kanë qenë të mitur.

Në një rast i dyshuari i mitur është arrestuar për shkak të publikimit të videove me përmbajtje denigruese seksuale.

Në një rast tjetër i mituri u arrestua pasi kërcënoi me thikë prindin për t’i marrë dy euro.

Kurse policia ka njoftuar se është arrestuar një mashkull i mitur pasi që sulmoi seksualisht një femër të mitur në Prishtinë.

E një tjetër mashkull i mitur përfundoi nën hetime të policisë pasi që kishte veshur një triko me përmbajtje nacionaliste serbe në Dragash.

Njoftimi i plotë:

Graqanicë  07.05.2025 – 21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë  07.05.2025 – 17:20. Ankuesi  mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djalit të tij të mitur nën kërcënimin e thikës i ka marrë 2 euro i dyshuari  kosovar. Sipas ankuesi rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët. I dyshuari po ashtu i mitur është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë  05.05.2025 – 16:00-17:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari  mashkull kosovar i mitur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Rapq, Dragash 07.05.2025 – 17:00. Gjatë manifestimit të Ditës së Shëngjergjit në prezencë të një mase të madhe të pjesëmarrëseve është identifikuar i dyshuari i mitur, i cili kishte të veshur një triko me përmbajtje nacionaliste serbe. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas intervistimit në prani të avokatit në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/