Zbulimi i punëtorisë për modifikimin e armëve në veri të Kosovës- policia deklarohet për rastin

Në dy raste të ndryshme, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar armë e pajisje të ndryshëm dje në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan. Policia në lidhje me këtë ka deklaruar se është zbuluar një punëtori për modifikimin e armëve të zjarrit. “Janë sekuestruar armë të ndryshme, pjesë të armëve, thika, municion, dhe tre…

Lajme

08/05/2025 10:16

Në dy raste të ndryshme, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar armë e pajisje të ndryshëm dje në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan.

Policia në lidhje me këtë ka deklaruar se është zbuluar një punëtori për modifikimin e armëve të zjarrit.

“Janë sekuestruar armë të ndryshme, pjesë të armëve, thika, municion, dhe tre makina metalike për gdhendjen e metalit”.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre pronari i shtëpisë është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

  Leposaviq  07.05.2025 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë, një pushkë dy tytëshe me 21 fishekë dhe një pushkë ajrore. Po ashtu janë gjetur edhe pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 Mitrovicë Veri 07.05.2025 – 14:20. Raportohet se gjatë kontrollit në podrumin e një ndërtese, janë gjetur dhe konfiskuar 3 raketahedhës të kalibrit 64mm., M80, 2 helmeta, 1 antiplumb, 1 çantë ushtarake, 1 jelek taktik dhe 1 gaz-maskë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime./Lajmi.net/