LDK dorëzon sot kallëzim ndaj Kurtit dhe deputetëve të VV-së që po ushtrojnë detyrat e kryeministrit dhe ministrave
Lidhja Demokratike e Kosovës duke filluar nga ora 13:15 do të dorëzojë kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish ministrave, tashmë të rizgjedhur si deputetë. LDK-ja njoftoi se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. “Të nderuar përfaqësues të mediave, sot (e…

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës duke filluar nga ora 13:15 do të dorëzojë kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish ministrave, tashmë të rizgjedhur si deputetë.
LDK-ja njoftoi se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Nga LDK-ja u tha shpesh herë Albin Kurti dhe deputetë të VV-së po e ushtrojnë në mënyrë joligjore mandatin e kryeministrit dhe ministrave, edhe pasi janë zgjedhur deputetë.
Nënkryetarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami ka thënë më herët se nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve më 27 mars, i bie se “qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendime në ndërtesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
E në Kosovë veçse është krijuar një ngërç institucional pas prej 12 seancave radhazi nuk është arritur që ende të konstitohet kuvendi.
Kësisoj deputetët e betuar vazhdojnë të shkojnë në seanca, por për shkak të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryekuvendare partitë e tjera kanë zgjedhur që të mos votojnë.
Nga këto parti nuk kanë votuar as propozimin e VV-së që të bëhet një komision e më pas të votohet në mënyrë të fshehtë për Haxhiun./Lajmi.net/