Eskalimi me raketa Indi-Pakistan, Trump: Për keqardhje, shpresojmë të përfundojë shpejt
Presidenti Amerikan Donald J Trump, e vlerësoi si një ngjarje për keqardhje eskalimin por u shpreh në aso mënyre që lë të nënkuptohet se beson që ky eskalim do të jetë i kufizuar. “Luftojnë me dekada me njëri tjetrin, me shekuj në të vërtetë por është për keqardhje. Shpresojmë të përfundojë shprej” tha Trump kur…

Bota
Presidenti Amerikan Donald J Trump, e vlerësoi si një ngjarje për keqardhje eskalimin por u shpreh në aso mënyre që lë të nënkuptohet se beson që ky eskalim do të jetë i kufizuar.
“Luftojnë me dekada me njëri tjetrin, me shekuj në të vërtetë por është për keqardhje. Shpresojmë të përfundojë shprej” tha Trump kur u pyet.
India goditi nëntë caqe në provincat Kashmir dhe Jammu në Pakistan të cilat i quajti infrastrukturë terroriste, ndërsa raportohet se tashmë kundërsulmi pakistanez ka nisur.
Sipas Pakistanit tre civilë kanë vdekur si pasojë e sulmit indian, ndërsa raportohet se sistemet kundërajrore janë aktivizuar tashmë në Kashmirin indian në pritje të kundërsulmit pakistanez.
India e quajti një operacion anti-terrori sulmin në Pakistan duke shënjestruar infrastrukturë terroriste.
Tensionet mes dy shteteve eskaluan kur në qendrën turistike Pahlagan në Kashmirin indian u krye sulmi terrorist ndaj popullatrës hindu nga një grup që India pretendon se janë islamist me bazë në Pakistan.