Osmani uron kancelarin e ri gjerman: Mezi presim të forcojmë raportin me Gjermaninë për të avancuar drejt BE-së e NATO-s

Presidentja e Kosovës ka uruar në emër të popullit të Kosovës kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, pasi ky i fundit ka marrë votat e mjaftueshme në raundin e dytë për të drejtuar Qeverinë gjermane. Osmani ka thënë se ky është një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës. “Si një nga aleatët…

Lajme

06/05/2025 16:39

Presidentja e Kosovës ka uruar në emër të popullit të Kosovës kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, pasi ky i fundit ka marrë votat e mjaftueshme në raundin e dytë për të drejtuar Qeverinë gjermane.

Osmani ka thënë se ky është një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës.

“Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për të çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.”, ka shkruar Osmani.