Hoti: JO, nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërrimin e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me letrën e VV-së dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Hoti shkroi në Facebook se LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet dhe se nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe…

Lajme

06/05/2025 16:00

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me letrën e VV-së dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Hoti shkroi në Facebook se LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet dhe se nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe vendit.

Postimi i plotë:

“JO!

LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet. Nuk mund askush të flasë për vullnetin e elektoratit tonë.

Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit.

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”.