Kanoset një person në Pejë, të dyshuarit i sekuestrohen dy armë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje një burrë ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar nё shtёpinё e vёllait tё tij nё fshatin Vitomiricё-Pejё, një person i dyshuar ka arritur të hyjë brenda ku më pas edhe e ka kanosur viktimën. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se lidhur me rastin pas ndërhyrjes së familjarëve…

Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje një burrë ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar nё shtёpinё e vёllait tё tij nё fshatin Vitomiricё-Pejё, një person i dyshuar ka arritur të hyjë brenda ku më pas edhe e ka kanosur viktimën.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se lidhur me rastin pas ndërhyrjes së familjarëve është arritur të largohet i dyshuari.
Derisa Policia ka kёrkuar tё dyshuarin nё adresën e banimit, ku i njëjti ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor nё Pejё dhe gjatё intervistimit nga hetuesit i njëjti ka deklaruar se posedon dy armё me leje valide nё shtёpi.
Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit nga i dyshuari janё sekuestruar armёt me leje pёr arsye sigurie:
njё pushkё gjuetie
njёzet e shtatё copё fishekё tё sё njëjtёs armё
njё armё pistoletё Canik
dyzetё copё fishekё copё fishekё tё sё njëjtёs armё
Ndërkaq sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/