Reagimi i parë nga Vetëvendosje për propozimin e Lumir Abdixhikut: Propozim jo-kushtetues

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një konference për media bëri të ditur se i është përgjigjur ftesës se kreut të VV-së, Albin Kurti për takim dhe koalicion. Abdixhiku deklaroi se nuk do të bëjnë koalicion me Vetëvendosjen, por se u ka propozuar të gjitha partive shqiptare në vend që të të takohen dhe të…

Lajme

06/05/2025 15:33

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një konference për media bëri të ditur se i është përgjigjur ftesës se kreut të VV-së, Albin Kurti për takim dhe koalicion.

Abdixhiku deklaroi se nuk do të bëjnë koalicion me Vetëvendosjen, por se u ka propozuar të gjitha partive shqiptare në vend që të të takohen dhe të flasin për formimin e një qeverie nacionale të tranzicionit.

E pas kësaj, një reagim erdhi nga zv./ministri i Drejtësisë në detyrë, Blerim Sallahu.

Sallahu propozimin e Abdixhkut e quajti anti-kushtetues.

“Është jo kushtetuese të propozosh nga pozicioni i tretë qeveri tranzicionale! Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjeter” shkruan Sallahu në reagim./Lajmi.net/