24 vjeçari nga Kosova humb jetën në vendin e punës- bie nga kati i tretë i një ndërtese në Milano

24 vjeçari, Endrit Ademi nga Kosova humbi jetën si shkak i një lëndimi që mori derisa po punonte në Milano. I riu nga Kosova vdiq në një kantier ndërtimi në via Edoardo Bassini. Siç raportohet, ai humbi jetën pasi ra në tokë nga distanca prej dymbëdhjetë metrash. Mediat italiane thanë se ai ra nga një…

Lajme

06/05/2025 14:29

24 vjeçari, Endrit Ademi nga Kosova humbi jetën si shkak i një lëndimi që mori derisa po punonte në Milano.

I riu nga Kosova vdiq në një kantier ndërtimi në via Edoardo Bassini. Siç raportohet, ai humbi jetën pasi ra në tokë nga distanca prej dymbëdhjetë metrash. Mediat italiane thanë se ai ra nga një skele pune në oborrin e brendshëm të ndërtesës ku po punonte, derisa po i nënshtrohej punimeve të lyerjes.

Po ashtu u tha se Endrit Ademi po punonte në katin e tretë dhe vendi ku ishte vendosur kishte një mbulim prej më pak se një metër.

Derisa po punonte , i riu raportohet të ketë humbur ekuilibrin ku edhe ra në tokë.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kishin arritur ekipet emergjente, por ai veçse kishte ndërruar jetë.

Disa kolegë të pranishëm në kantierin e ndërtimit në kohën e aksidentit e përshkruan 24-vjeçarin si një “djalë shumë të mirë dhe punëtor të palodhur”. Ai jetonte në Rovato, në provincën e Breshias. Ishte i vetëm në Milano sepse familja e tij jeton në Kosovë./Lajmi.net/