Rexhaj i VV-së: Edhe nesër vazhdojmë me votim të fshehtë, kandidatja jonë mbetet Haxhiu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj bëri të ditur se edhe nesër do të vazhdojnë me procedurat për votim të fshehtë të kryeparlamenatrit dhe se kandidatja e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu mbetët e pandryshuar. Sipas tij, votimi i fshehtë është forma më e mirë për zhbllokimin e situatës së krijuar pasi siç thotë, deputetë…

Lajme

06/05/2025 14:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj bëri të ditur se edhe nesër do të vazhdojnë me procedurat për votim të fshehtë të kryeparlamenatrit dhe se kandidatja e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu mbetët e pandryshuar.

Sipas tij, votimi i fshehtë është forma më e mirë për zhbllokimin e situatës së krijuar pasi siç thotë, deputetë nga të gjitha subjektet të tjera politike do ta mund ta votonin fshehtë Haxhiun.

Ai pret që në përpjekjen e nesërme për konstituimin e Kuvendit, deputetët e partive të deritashme opozitare të veprojnë objektivisht pasi sipas tij, VV-ja i ka bërë të gjitha veprimet për zhbllokim të ngërçit.

“Sigurisht që do të jetë Albulena, ne kemi kryer obligimin tonë kushtetues. Tash është çështje e numrave në Kuvend për të cilën opinioni publik i sheh votimet dhe dihet kush po e voton, kush jo. Meqenëse kemi parë që kjo çështje është duke shkuar në moszgjidhje kemi propozuar votim të fshehtë në kuptim të asaj që ka deputetë individual që dëshirojnë ta zhbllokojnë këtë situatë dhe Kosova të ecë përpara. Këtu ka mosvotim prej opozitës sepse ata nuk e duan një gjë të tillë dhe kam përshtypjen se frikësohen se mos ndoshta ndonjë prej deputetëve të tyre mund të votojë dhe të kryhet ky proces. Nesër presim që kolegët opozitar ta shohin objektivisht situatën dhe të ecët përpara duke votuar Albulena Haxhiun. Nuk po flas me emra se nuk është qëllimi ynë…por tek të gjitha subjektet politike mund të ekzistojnë deputetë që mund të mendojnë objektivisht…Ka deputetë që janë brenda subjekteve të tyre ideologjikisht por objektivisht mund ta zhbllokojnë situatën dhe për këtë kemi shkuar me këtë formë të votimit dhe mendoj se forma më e mirë për zhbllokim të situatës është votim i fshehtë jemi shumë të sigurt që procesi me pas do të zhbllokohet dhe të hyhet në aftin për formimin e qeverisë, tha Rexhaj për RTV21.

Procesi i konstituimit të Kuvendit i nisur që nga 15 prilli do të vazhdojë nesër në orën 10:00 në përpjekjen e dymbëdhjetë për përmbylljen e tij, rrjedhimisht për zgjedhjen e kryeparlamentarit pas gjashtë dështimeve për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit me votim të hapur.