Bajrami: Letra e Kurtit iu drejtua Abdixhikut dhe përgjigjen e jep ai- LDK ka një qëndrim sa i përket bashkëpunimit me VV

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është parë duke dalë nga zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me këtë rast, Bajrami është pyetur nëse ka pasur ndonjë diskutim s ai përket ftesës apo letrës që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i dërgoi kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për t’u takuar, bashkëpunuar e për të…

Lajme

06/05/2025 12:03

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është parë duke dalë nga zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, Bajrami është pyetur nëse ka pasur ndonjë diskutim s ai përket ftesës apo letrës që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i dërgoi kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për t’u takuar, bashkëpunuar e për të lidhur koalicion.

Me këtë rast, Bajrami tha se thjeshtë ka dalë të shoh se çfarë ka ka zyrja, siç bën çdo ditë.

“Isha në grup parlamentar siç vi çdo ditë”.

Kurse sa i përket përgjigjes së LDK-së në lidhje me letrën, Bajrami tha se kjo i takon ekskluzivisht Lumir Abdixhikut.

“Letra iu ka drejtu kryetarit e sigurisht se vetë do të përgjigjet në letër, e ka ekskluzivitetin që t’ju tregojë edhe juve çfarëdo të thotë për letrën”, tha ajo, transmeton lajmi.net.

Kurse siç duket LDK-ja nuk do të ndryshojë qëndrim as në ftesën e tretë me radhë të marrë nga VV-ja.

“LDK ka një qëndrim të formësuar s ai përket bashkëpunimit me Vetëvendosjen, ne s’kemi qenë duke pritur letrën për ta bërë qëndrimin, ne e kemi qëndrimin”. Shtoi ajo./Lajmi.net/