Presidentja Osmani për Kaqusha Jashari: Dha kontribut të pandërprerë në periudha vendimtare për vendin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës për ndarjen nga jeta të Kaqusha Jasharit. Përmes një komunikate për media, Osmani ka thënë së Jashari, dha kontribut të pandërprerë në periudha vendimtare për vendin. “Jeta dhe vepra e znj. Jashari përfaqësojnë përkushtimin ndaj vendit, si zë…

Lajme

06/05/2025 11:31

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës për ndarjen nga jeta të Kaqusha Jasharit.

Përmes një komunikate për media, Osmani ka thënë së Jashari, dha kontribut të pandërprerë në periudha vendimtare për vendin.

“Jeta dhe vepra e znj. Jashari përfaqësojnë përkushtimin ndaj vendit, si zë i fuqishëm në kohë të vështira politike, si themeluese dhe udhëheqëse e një partie politike, si deputete e zgjedhur nga populli, por edhe si krijuese në sferën e artit”, ka shkruar Osmani, njofton zyra për informim e Presidencës.

Osmani ka thënë se shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Kaqusha Jasharin!”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/