Kreu dy vjedhje në lokalet e veriut të Mitrovicës, Policia raporton se i njëjti kreu edhe një vjedhje tjetër

 Dje një person ka raportuar një rast tjetër të vjedhjes që kishte ndodhur në lokalin e tij në rrugën “Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, me datë 03 maj. Sipas personit që raportoi rastin, i dyshuari kishte dëmtuar derën e lokalit dhe kishin vjedhur një portofol në vlerë prej tetë euro, një telefon, 17 euro…

Lajme

06/05/2025 11:20

 Dje një person ka raportuar një rast tjetër të vjedhjes që kishte ndodhur në lokalin e tij në rrugën “Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, me datë 03 maj.

Sipas personit që raportoi rastin, i dyshuari kishte dëmtuar derën e lokalit dhe kishin vjedhur një portofol në vlerë prej tetë euro, një telefon, 17 euro para të gatshme dhe dy pije alkoolike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë vjedhje e kishte kryer i njëjti person që tashmë është arrestuar dhe ndaj të cilit ishin raportuar edhe dy raste të mëparshme të vjedhjeve.

“Në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë, është konstatuar se këtë vjedhje e kishte kryer i njëjti person që tashmë është arrestuar dhe ndaj të cilit ishin raportuar edhe dy raste të mëparshme të vjedhjeve në rrugët ‘Kral Petri’ dhe ‘Car Lazar’”, thuhet në njoftim.

Derisa sipas njoftimit të Policisë, thuhet se i dyshuari M.M., 31 vjeç, ishte arrestuar më datë 04.05.2025 në vendin e tij të punës në fshatin Zabergj, Mitrovicë Jug dhe kishte pranuar kryerjen e këtyre veprave penale gjatë intervistimit në prani të avokatit të tij.

Në lidhje me rastin e tretë të raportuar më 05.05.2025, pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, është iniciuar rasti penal “Vjedhje e rëndë”, dhe i dyshuari mbetet në masën e ndalimit për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejme ligjore.

Ndërkaq në fund nga Policia e Kosovës kanë thënë se do vazhdojnë  angazhimin e tyre për zbardhjen e rasteve penale dhe garantimin e sigurisë publike. /Lajmi.net/