Policia me aksion për kontrollimin e mjeteve të rënda në komunikacion

Policia e Trafikut Rajonal – Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës – Drejtorinë e Rrugëve, ka filluar zbatimin e një plani operativ me fokus kontrollin e mjeteve të rënda – kamionëve në rajonin e Prishtinës. Sipas policisë, ky plan synon të rrisë sigurinë në trafikun rrugor, të parandalojë aksidentet që përfshijnë mjete të rënda…

Lajme

06/05/2025 11:04

Policia e Trafikut Rajonal – Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës – Drejtorinë e Rrugëve, ka filluar zbatimin e një plani operativ me fokus kontrollin e mjeteve të rënda – kamionëve në rajonin e Prishtinës.

Sipas policisë, ky plan synon të rrisë sigurinë në trafikun rrugor, të parandalojë aksidentet që përfshijnë mjete të rënda dhe të sigurojë respektimin e kritereve ligjore dhe teknike që rregullojnë këtë kategori të automjeteve.

“Kontrollet po zhvillohen në pika të përcaktuara me rëndësi, ku po verifikohet gjendja teknike e mjeteve, pesha e ngarkesës, dokumentacioni i nevojshëm si dhe respektimi i orarit të drejtimit nga ana e shoferëve”,thuhet në njoftimin për media.

Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës kërkojnë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme rrugore./Lajmi.net/