Prokuroria deklarohet për ngjarjen në Prizren- i dyshuari vrau vajzën, theri gruan dhe vajzën tjetër e në fund lëndoi veten

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, është deklaruar në lidhej me ngjarjen që ndodhi mëngjesin e sotëm ku një person i dyshimtë theri me thikë vajzën e tij 15 vjeçare e cila vdiq si shkak i plagëve të rënda, e më pas edhe vajzën tjetër 10 vjeç, gruan dhe në fund…

Lajme

06/05/2025 10:35

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, është deklaruar në lidhej me ngjarjen që ndodhi mëngjesin e sotëm ku një person i dyshimtë theri me thikë vajzën e tij 15 vjeçare e cila vdiq si shkak i plagëve të rënda, e më pas edhe vajzën tjetër 10 vjeç, gruan dhe në fund veten.

Prokuroria njoftoi se ngjarja ishte vrasje e rëndë dhe ka ndodhur rreth orës 05:30, në rrugën “Shote Galica” në Prizren..

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se krimi ka ndodhur brenda rrethit familjar, ku i dyshuari – (shtetas turk), babai i vajzave, dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta vajzën e tij rreth moshës 15-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.Po ashtu, vajza tjetër, rreth moshës 10-vjeçare, ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. E njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor. Po, ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe bashkëshortja e të dyshuarit (nëna e vajzave). I dyshuari gjithashtu është vetlënduar, por është jashtë rrezikut për jetë”,thuhet nga Prokuroria e Prizrenit.

Gjithashtu u tha se nga pranimi i informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ndodhet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ku pritet që me njësitet relevante policore, së bashku me krim tekniken dhe zyrtarët e IML-së, të pëfundojnë procedurat hetimore në vendin e ngjarjes.

“Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik”./Lajmi.net/