Rama: “Pastrimi” drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit, nuk lejoj që Prishtina të mbulohet nga mbeturinat
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të ndërmarrjes publike “KRM Pastrimi”, e cila po kalon në vështirësi të mëdha financiare. Sipas Ramës kjo ndërmarrje që është përgjegjëse për mbajtjen e qytetit të pastër, ka dështuar për shkak të “paaftësisë dhe papërgjegjësisë” të menaxhmentit aktual. ““Pastrimi” është drejt falimentimit për shkak të…

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të ndërmarrjes publike “KRM Pastrimi”, e cila po kalon në vështirësi të mëdha financiare.
Sipas Ramës kjo ndërmarrje që është përgjegjëse për mbajtjen e qytetit të pastër, ka dështuar për shkak të “paaftësisë dhe papërgjegjësisë” të menaxhmentit aktual.
““Pastrimi” është drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit. Kjo ndërmarrje publike që duhet ta mbajë të pastër është shndërruar në barrë për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së menaxhmentit,” tha Rama gjatë një video-deklarate.
Rama ka theksuar se situata ka arritur në një pikë të rrezikshme, ku jo vetëm që rrezikohen pagat e punëtorëve, por mund të mbyllet edhe deponia, duke shkaktuar pasoja serioze për qytetin.
Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimin se qytetarët po e ndjejnë çdo ditë pasojën e këtij keqmenaxhimi.
“Sot rrezikohen pagat e punëtoreve, deponia mund të mbyllet dhe qyteti po e ndjen çdo ditë pasojën e këtij keqmenaxhimi. Punëtorët nuk kanë faj, fajin e kanë ata që kanë marrë paga të majme menaxheriale por nuk kanë ditë dhe nuk kanë dashtë me udhëheq drejt ndërmarrjen,” u shpreh Rama, duke akuzuar menaxherët për shpërdorim të burimeve.
Kryetari i Komunës ka theksuar se është e papranueshme që ata që kanë mbyllur sytë para borxheve të vazhdojnë të qëndrojnë në pozita udhëheqëse.
Ai ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që kryeqyteti të mbulohet nga mbeturinat për shkak të keqmenaxhimit.
“Unë nuk do ta lejoj që kryeqytetit të mbulohet nga mbeturinat për shkak të këtij keqmenaxhimi,” tha ai.
Në përpjekje për të ndihmuar situatën, Përparim Rama ka njoftuar se më 6 maj do të kërkojë ndihmë emergjente financiare në Kuvendin Komunal për siç tha ai për të mbrojtur punëtorët dhe shërbimin për qytetarët.
“Me 6 maj në Kuvendin Komunal do të kërkoj ndihmë emergjente financiare për të mbrojtur punëtorët dhe shërbimin për qytetarët dhe jo për të shpëtuar menaxhmentin që e ka quar këtë kompani në kollaps,” përfundoi ai.
Rama ka bërë thirrje që nuk do të bëhen bashkëfajtorë në këtë keqmenaxhim.