Bajqinovci rrugëve të Prishtinës nga ku i çon mesazh Abdixhikut: Duhet reflektuar, jo për ne por për Kosovën
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi kreu i VV-së, Albin Kurti i çoi ftesë Lumir Abdixhikut për t’u takuar e për të lidhur koalicion. Pas kësaj, Bajqinovci është shfaqur në një video xhiruar rrugëve të kryeqytetit nga ku i dërgoi dhe një mesazh kreut të LDK-së,…

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi kreu i VV-së, Albin Kurti i çoi ftesë Lumir Abdixhikut për t’u takuar e për të lidhur koalicion.
Pas kësaj, Bajqinovci është shfaqur në një video xhiruar rrugëve të kryeqytetit nga ku i dërgoi dhe një mesazh kreut të LDK-së, Abdixhiku.
Sipas tij Abdixhiku duhet reflektuar dhe jo për ta, po për Kosovën.
“Kësaj here për reflektim, jo për ne por për Kosovën. Por mbetet të shihet në reagimin e kësaj partie. Kryetarit Abdixhikut i ka ardhur koha të zgjedhë me të ardhmen apo me të kaluarën “tha ai./Lajmi.net/