Rrushi që nuk arrihet, është i thartë – Lladrovci: Vetëvendosje ka filluar ‘gërryerjen’ e elektoratit të LDK-së që nuk e fitoi në zgjedhje

Ramiz Lladrovci ka reaguar pas letrës së fundit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku të cilin e ftoi hapur në koalicion qeverisës. Lladrovci përmes Facebook ‘thumboi’ Vetëvendosjen duke thënë se rrushi që nuk arrihet, është i thartë, transmeton lajmi.net. Tutje ai thotë se Vetëvendosje po mundohet të ‘gërryej’…

Lajme

05/05/2025 13:35

Ramiz Lladrovci ka reaguar pas letrës së fundit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku të cilin e ftoi hapur në koalicion qeverisës.

Lladrovci përmes Facebook ‘thumboi’ Vetëvendosjen duke thënë se rrushi që nuk arrihet, është i thartë, transmeton lajmi.net.

Tutje ai thotë se Vetëvendosje po mundohet të ‘gërryej’ elektoratin e LDK-së që nuk arriti ta fitoi në zgjedhje.

“Letrën e VV-së e shoh si rifillim i gërryerjes finale të elektoratit që nuk arriti ta marrë nga LDK në dy palë zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë, dihet, rrushi që nuk arrihet, është i thartë!”, ka shkruar Lladrovci.

Ja postimi i plotë: