Limaj: Tri partitë e mëdha të gjejnë një zgjidhje
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se është përgjegjësi e tri partive politike më të mëdha në vend për ta tejkaluar këtë krizë. Sipas tij, Nisma do të jap kontributin e saj që vendi të mos ketë krizë institucionale. Limaj pas dështimit të 11-të, të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ftoi partitë e…

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se është përgjegjësi e tri partive politike më të mëdha në vend për ta tejkaluar këtë krizë. Sipas tij, Nisma do të jap kontributin e saj që vendi të mos ketë krizë institucionale.
Limaj pas dështimit të 11-të, të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ftoi partitë e mëdha të marrin kohë dhe të gjejnë zgjidhje.
“Besoj që tashmë janë bërë të gjitha ushtrimet, taktizimet që janë normale ndonjë herë në politikë është një gjendje e qartë se cili është raporti i forcave në parlament. Ftesa ime është për tri partitë e mëdha që të marrin kohën e duhur të gjejnë rrugë edhe ligjore, të marrin kohën e duhur sa iu duhet edhe të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhje e cila do të qonte në krijimin e institucioneve të Kosovës edhe parlamentit edhe qeverisë. Tashmë besoj për secilin është e qartë tema këtu është qeveria e jo vetëm kryetari i Kuvendit”, thotë Limaj.
Sipas tij, këto vonesa janë të panevojshme dhe sa më shpejt duhet të gjendet një marrëveshje politike.
“Kjo kështu është një reprizë e panevojshme, një vonesë e panevojshme duhet të gjenden rrugë dhe rrugët gjenden përmes marrëveshjeve politike, përmes kompromiseve. Kosova duhet ta sheh një shumicë parlamentare e nëse partia e parë nuk e ka shumicën atëherë le të bëjnë të tjerët shumicën, ama një shumicë duhet me u bë dhe përgjegjësinë po e them e kanë tri partitë e mëdha për ta nxjerr vendin nga kriza. Nisma do të jetë këtu për të dhënë kontributin e vetë që Kosova mos të ketë krizë institucionale dhe kjo është ajo që mund të bëjmë tani për tani” ,thotë ai.
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj tha se derisa 61 vota janë problem, është larg të mendohet për çështjen e presidentit.
“Derisa këtu e kemi 61 problem është kogja larg me mendua për atë tjetrën le tu shkojmë gjërave me radhës të krijohet një shumicë parlamentare që Kosovës i jep Qeverinë dhe Parlamentin dhe pastaj ka kohë të mjaftueshme për të menduar për hapin tjetër”, theksoi Limaj.