Murati flet për ftesën e Kurtit për Abdixhikun: VV e ka ftuar LDK-në për koalicion, s’mund të bllokohet Kuvendi për një fjalë

Pas publikimit të dokumentit të ftesës që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i bëri kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku në lidhej me këtë situatë është pyeture dhe deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati. Ai para mediave e pranoi se i është dërguar ftesa Abdixhikut, derisa mbetet të shihet se si do të përgjigjet LDK-ja. Sipas Muratit,…

Lajme

05/05/2025 11:06

Pas publikimit të dokumentit të ftesës që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i bëri kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku në lidhej me këtë situatë është pyeture dhe deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati.

Ai para mediave e pranoi se i është dërguar ftesa Abdixhikut, derisa mbetet të shihet se si do të përgjigjet LDK-ja.

Sipas Muratit, “ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”.

“Çështja e ftesës për bashkëpunim ekziston. Ne jemi të gatshëm, si fitues të zgjedhjeve, të gjejmë mënyra për zgjidhje. Ftesa është mbi bazën e asaj që ka deklaruar LDK-ja – që kërkojmë një marrëveshje politike dhe që të ketë diskutim për të. Unë mendoj se ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit. Ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”, ka thënë ai, pas dështimit të seancës së njëmbëdhjetë konstituive të Kuvendit./Lajmi.net/