Dështon seanca- s’formohet komisioni për votim të fshehtë dhe Haxhiu mbetet e propozuara pa vota
Deputetët e Kuvendit të Kosovës të zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit janë mbledhur sot sërish. Të njëjtit u mblodhën për të zhvilluar vazhdimin e seancës konstituive- përpjekjen e 11-të për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe më pas të vazhdohet me konstituimin e parlamentit. Në këtë seancë të pranishëm ishin 111 deputetë. Kryesuesi i…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës të zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit janë mbledhur sot sërish.
Të njëjtit u mblodhën për të zhvilluar vazhdimin e seancës konstituive- përpjekjen e 11-të për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe më pas të vazhdohet me konstituimin e parlamentit.
Në këtë seancë të pranishëm ishin 111 deputetë.
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Avni Dehari njoftoi se
E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu dështoi për gjashtë herë radhazi të votohet për kryekuvendare me votim të hapur e në dy seancat e kaluara Vetëvendosje tentoi që të votohet për një komision për votim të fshehtë.
Këtë e kundërshtuan partitë politike në vend- duke e quajtur jo-ligjore.
Haxhiu mori disa herë radhazi 57 vota për ,kurse herën e fundit mori veç 54 vota për.
Kurse sot kryesuesi Dehari njoftoi se partitë politike do të duhej të propozonin nga një emër për t’u bërë anëtarë e komisionit për zgjedhjen e kryekuvendarit.
Me të hedhur në votim, në Kuvendin e Kosovës ky propozim mori 56 vota për, një kundër dhe s’ka abstenim.
Kjo është hera e 11-të e tentimit për formimin e Kuvendit të Kosovës dhe konstituimin e tij, por edhe kjo përpjekje ishte e dështuar.
“S’ka kuorum seanca ndërpritet, me 7 maj shihemi përsëri në ora 10:00”./Lajmi.net/