Berisha: Ende s’kam vendosur për grup parlamentar, s’dihet kush ku do të jetë

Ditë më parë deputetja nga radhët e komuniteteve, Duda Balje përmendi një mundësi që ajo dhe deputeti Veton Berisha të kalojnë tek grupi parlamentar i AAK-së. Ajo deklaroi se kanë biseduar me kreun e AAK-së. Por ndryshe u deklarua sot Berisha i cili tha se ai përfaqëson një parti tjetër dhe ende s’është vendosur diçka…

Lajme

05/05/2025 10:23

Ditë më parë deputetja nga radhët e komuniteteve, Duda Balje përmendi një mundësi që ajo dhe deputeti Veton Berisha të kalojnë tek grupi parlamentar i AAK-së.

Ajo deklaroi se kanë biseduar me kreun e AAK-së.

Por ndryshe u deklarua sot Berisha i cili tha se ai përfaqëson një parti tjetër dhe ende s’është vendosur diçka sa i përket asaj se ku do të vendoset në grup parlamentar.

“Shumë respekt për deputeten Duda Balje, por unë përfaqësoj një parti tjetër. Unë jam i pavarur jam deputet i papërcaktum, sigurisht se në një kohë do të jemi, por jemi në diskutim se a do të jemi në opozitë apo pozitë. Për grupin parlamentar s’kemi të bëjmë njëherë pasi s’dihet se kush ku do të jetë”,tha ai, shkruan lajmi.net.

Berisa tha se s’ka votuar kundër Haxhiut dhe se shpreson që do të zgjidhet situate.

“Unë thash mos ka ndonjë ndryshim, unë s’kam votuar kundër Albulena Haxhiut por kundër votimit të fshehtë. Shpresojë që të bëhen institucionet”./Lajmi.net/