​Vazhdimi i seancës konstituive, deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvend

Për herë të 11-të, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të arrijnë në objektin e legjislativit për të vazhduar seancën konstituive, e cila ka nisur që nga 15 prilli. Në Kuvend kanë ardhur deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe deputetë nga parti të tjera parlamentare. Deputetët assesi nuk mundet të zgjedhin trupat e organit…

Lajme

05/05/2025 10:15

Për herë të 11-të, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të arrijnë në objektin e legjislativit për të vazhduar seancën konstituive, e cila ka nisur që nga 15 prilli.

Në Kuvend kanë ardhur deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe deputetë nga parti të tjera parlamentare.

Deputetët assesi nuk mundet të zgjedhin trupat e organit kryesor legjislativ, pasi Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë në zgjedhje e 9 shkurtit nuk po mundet të zgjedh kryeparlamentarin, gjë e cila i takon sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Kundër Albulena Haxhiut, si e propozuar e LVV-së për kryeparlamentare janë nga PDK-ja, LDK-ja, Lista Serbe, AAK-ja, ndërkaq tre deputetët e Nisma-s po abstenojnë.