Musliu: Kurti po e përdor Haxhiun kundër Kosovës sikurse në rastin e gazit lotsjellës- ajo është shembulli më i keq i gruas shqiptare
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është deklaruar tejet e ashpër në lidhej me çështjen e konstituimit të kuvendit pak para seancës konstituive. Ajo tha se PDK-ja është e qartë për qëndrimin e saj edhe për propozimin për votim të fshehtë por edhe për propozimin që Haxhiu të jetë kryekuvendare. Musliu tha se Kurti po e…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është deklaruar tejet e ashpër në lidhej me çështjen e konstituimit të kuvendit pak para seancës konstituive.
Ajo tha se PDK-ja është e qartë për qëndrimin e saj edhe për propozimin për votim të fshehtë por edhe për propozimin që Haxhiu të jetë kryekuvendare.
Musliu tha se Kurti po e shfrytëzon Haxhiun për të shkatërruar Kosovën.
“Partia e ka të qartë qëndrimin qoftë për propozimin e votimit të fshehtë qoftë për kandidaten Haxhiu.Më vjen shumë keq që Albulena Haxhiu nuk ka mësuar asgjë nga përvoja e saj në politikë, kam menduar se pas eksperiencës së saj me gazin lotsjellës kurrë më s’do të lejojë që të keqpërdoret nga shefi i partisë apo kushdo tjetër. Kurti sikurse në gazin lotsjellës po e përdorë Albulena Haxhiun sikur armë kundër shtetit e ajo po jep shembullin më të keq të aktivistes, të politikanes dhe të gruas shqiptare”, deklaroi ajo ,shkruan lajmi.net.
Ajo është pyetur në lidhje me deklarimet e VV-së se Haxhiu është gruaja më e votuar ku tha se nuk i i intereson kjo gjë.
“Mua nuk më intereson fare çka thotë Vetëvendosje, ju duhet ë merrni mësimin e juaj se keni zënë vendin e 99 për lirinë e mediave, duhet që s’paku deklaratat e tyre shoviniste të mos na sillni neve. Është e turpshme që VV-ja duke e përdorur Haxhiun po punon në dëm të popullit dhe kjo është bërë e padurueshme”./Lajmi.net/