Arbër Rexhaj: Jemi për votim të fshehtë për Haxhiun sepse ka deputetë që mund të ketë vullnetin personal ta zhbllokojë procesin
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj deklaroi se e kanë një mbledhje para seancës. Rexhaj deklaroi se nuk ka ndryshim dhe se Vetëvendosje sërish do të ketë kandidate zonjën Albulena Haxhiu. “Sigurisht që votimi i fshehtë s’është shkelje as ligjore as procedurale dhe besoj se do të shkojmë në të njëjtën formë. Subjektet…

Lajme
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj deklaroi se e kanë një mbledhje para seancës.
Rexhaj deklaroi se nuk ka ndryshim dhe se Vetëvendosje sërish do të ketë kandidate zonjën Albulena Haxhiu.
“Sigurisht që votimi i fshehtë s’është shkelje as ligjore as procedurale dhe besoj se do të shkojmë në të njëjtën formë. Subjektet politike tashmë i kanë qëndrimet e veta nuk e kuptoj pse nuk hynë ë votime të fshehta, e ndoshta kjo na shtyn që ata mund të kenë frikë nga deputetët e tyre por unë se besoj këtë.Të shkojmë me vullnet të fshehtë dhe t’i japim zgjidhje kësaj çështje. Kjo çështje është e kryetarit- kryeministrit Kurti që besoj se pati një iniciative të tillë duke i thirrur liderët të konsultohen e ku u përgjigj vetëm një subjekt politik”, tha ai , shkruan lajmi.net.
Rexhaj tha se e duan votimin e fshehtë që t’i jepet zgjidhje kësaj çështje.
“Ne e duam votimin e fshehtë meqenëse janë këta numra që janë tashmë e që ju po i shihni mund të ketë deputetë që i cili vendos me vullnetin e vetë për ta zhbllokuar pasi subjektet politike i kanë qëndrimet e tyre e mbajnë anë, por ndoshta me vullnetin politik mund të jetë ndonjëri që vendos ta zgjedhë kryetaren e kuvendit e të vazhdohet me procedurat e tjera”./Lajmi.net/