Peci e konfirmon se Haxhiu vazhdon të jetë e propozuara e VV-së: Po shpifet ndaj meje, por do t’i shkokëlojë siç i kam shkokëluar
Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të jetë sërish e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit. “Ne kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë që për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve të kemi një votim të fshehtë. Nëse e kemi…

Lajme
Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të jetë sërish e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit.
“Ne kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë që për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve të kemi një votim të fshehtë. Nëse e kemi shumicën e kërkuar vjen në shprehje se cili do të jetë emri. Unë besoj që Konjufca do të kandidojë zonja Haxhiun”, tha Peci para vazhdimit të sotëm të seancës.
Deputeti Peci u pyet edhe në lidhje me deklaratën e deputetit nga radhët e LDK-së, Paris Guri i cili deklaroi se Peci do të duhej të ishte në burg e jo në seanca.
“Unë e di që ai që ë ka bërë një fyerje të tillë është konsumues i katër veprave penale për çka i kam deponu në prokurori dëshmitë dhe provat materiale e ku ka dëshmitarë që ai ka dashur gjatë procesit zgjedhor të inskenojë për ryshfet. Një gjë është e sigurtë që ai personi do të gjindet prapa grilave- e ndoshta e di thellë që aty do të përfundojë”, tha Peci, shkruan lajmi.net.
Ai madje tha se është i gatshëm të deklarohet në Prokuroi çdoherë.
“Jam i gatshëm të deklarohem në Prokuroi 24 orë, e për disa pretendime do t’i jap deklarimet e do t’i shkokëlojë e demantojë siç i kam demantu gjatë gjithë kohës së mandatit, posaçërisht vitin e fundit pasi jam ministri që më së tepërmi hapen dezinformata për të”./Lajmi.net/