Përparim Rama: Keqmenaxhimi i kompanisë “Pastrimi” rrezikon pagat e punëtorëve dhe mirëqenien e qytetarëve, këtë nuk do ta lejojmë

Marrëdhëniet mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi” vazhdojnë të jenë jo të mira. Prej muajsh qytetarët janë ‘hutuar’ nga deklaratat kundërthënëse të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe ndërrmarjes Pastrimi për pagesat mujore të faturave, transmeton lajmi.net. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se menaxhimi jo i mirë i kësaj ndërrmarje po…

Lajme

05/05/2025 09:37

Marrëdhëniet mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi” vazhdojnë të jenë jo të mira.

Prej muajsh qytetarët janë ‘hutuar’ nga deklaratat kundërthënëse të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe ndërrmarjes Pastrimi për pagesat mujore të faturave, transmeton lajmi.net.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se menaxhimi jo i mirë i kësaj ndërrmarje po rrezikon pagat e punëtorëve dhe mirëqenien e qytetarëve, duke premtuar se një gjë e tillë nuk do të lejohet.

“Keqmenaxhimi i kompanisë “Pastrimi” rrezikon pagat e punëtorëve dhe mirëqenien e qytetarëve – Ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka shkruar Rama.

Ja video: