Për të 11-tën herë – Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Seanca konstituive do të mbahet për të njëmbëdhjetën herë, në një tentim për ta konstituuar atë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje, e kritikuar për kokëfortësi, nuk e ka lëkundur propozimin e saj për kryekuvendare- Albulena Haxhiun. Haxhiu nesër do të propozohet sërish për të paren e Kuvendit, e…

Lajme

04/05/2025 23:51

Seanca konstituive do të mbahet për të njëmbëdhjetën herë, në një tentim për ta konstituuar atë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje, e kritikuar për kokëfortësi, nuk e ka lëkundur propozimin e saj për kryekuvendare- Albulena Haxhiun.

Haxhiu nesër do të propozohet sërish për të paren e Kuvendit, e cila s’po arrin t’i bëjë më shumë se 57 vota. Për zgjedhjen e kryetarit, nevojiten 61 vota.

 

 

Lëvizja Vetëvendosje ka 48 ulëse aktualisht në Kuvend.

Në njërat nga seancat e pafundme konstituive u propozua edhe votimi në mënyrë të fshehtë, gjë për të cilën pati shumë kritika dhe u interpretua si anti-Kushtetuese.

Nesër nga ora 10:00 (e hënë) deputetët do të mblidhen sërish në një përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.